Trump: Jam personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale

 

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se është personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale, sepse sipas tij askush nuk është treguar aq i ashpër sa ai kundër Rusisë.

Në një konferencë për media në Bedminster në New Jersey, Trump është prononcuar lidhur me pretendimet se Rusia, Irani dhe Kina janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA-ve.

Për mendimin tim, jam personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale, sepse askush nuk është treguar kaq i ashpër sa unë kundër Rusisë”, ka thënë Trump.

Trump tha se janë hedhur shumë hapa kundër Rusisë dhe Kinës që kur ai ka ardhur në detyrë deri më tani.

Back to top button