Trump kishte paralajmëruar Korenë Veriore

Trump kishte shkruar se Koreja e veriut po kërkon probleme

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte paralajmëruar se do të zgjidhë problemin me Korenë e Veriut.

Në postimin e datës 13 prill në Twitter, Trump kishte shkruar se Koreja e veriut po kërkon probleme.

“Koreja e Veriut po kërkon probleme. Nëse Kina vendosë të ndihmojë, do të ishte e mrekullueshme. Nëse jo, do ta zgjidhim problemin pa ta! SH.B.A”, kishte shkruar Trump.

Pas sulmeve ajrore ndaj Sirisë, është përhapur frika në Kore të Jugut se SHBA është duke u përgatitur për një aksion ushtarak në Veri.

Back to top button