Trump konteston shkencën për ndryshimet klimatike

 

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hedhur poshtë shqetësimet mbi ndryshimin e klimës në një vizitë në Kaliforninë e shkatërruar nga zjarri, duke i thënë një zyrtari atje se “do të fillonte të bëhej më i freskët”.

Flakët në Kaliforni, Oregon dhe shtetin e Uashingtonit kanë djegur gati 2 milionë hektarë tokë dhe kanë humbur jetën paktën 36 njerëz si pasojë e zjarrit që nga fillimi i muajit gusht, transmeton rtv21.tv.

Për të gjitha këto, Trump fajësoi menaxhimin e dobët të pyjeve.

Të hënën, kandidati demokrat për president, Joe Biden e quajti Trumpin “një zjarrvënës të klimës”.

Ai tha se katër vjet të tjerë me kundërshtarin e tij në Shtëpinë e Bardhë do të shihni “Amerikë më shumë të ndezur”.

Gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor të SHBA-ve, Trump përsëriti argumentin e tij se menaxhimi i dobët i pyjeve ishte shkak i përhapjes së zjarreve. Duke hedhur poshtë lutjen e një zyrtari për të mos “injoruar shkencën” mbi ndryshimin e klimës, Trump tha: “Do të fillon të bëhet më freskët, ju thjesht shikoni … Unë nuk mendoj se shkenca e di në të vërtetë”./21Media

Back to top button