600 persona të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

 

Për gjashtë muaj kur edhe u paraqiten dy rastet e para me COVID-19, numri i të infektuarve nga ky virus ka shkuar në 14 mijë e 692 raste. 11 mijë e 585 persona u shëruan nga ky virus, ndërsa 600 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me koronavirus. Kurse numri i rasteve aktive është 2.507.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në 24 orëshin e fundit, janë shënuar 55 raste të reja me COVID-19 dhe 150 të tjerë janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Më së shumti raste janë shënuar në komunën e Gjakovës.

Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skënderaj./21Media

Back to top button