Trump: Korea Veriore problem për të cilin do të përkujdesemi
Tensionimet SHBA -Korea Veriore
Afrimi fundjavës dhe shënimit të 105 vjetorit të lindjes se themeluesit të Koresë ,Kim Il Sun, ka shtuar tensionimet në gadishullin korean. Gjatë ditës burimet e inteligjencës amerikane kanë paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme për goditje preventive ndaj Koresë Veriore por që se ky vend bën provë të re bërthamore. Ndërkaq Pentagoni ka refuzuar komentet për këtë informatë të publikuar nga rrjeti NBC, shkruan rtv21.tv
Ky rrjet televiziv kishte njoftuar se dy destrojerë amerikan ishin pozicionuar 4 mijë e 890 kilometra nga bregu i Koresë Veriore prej nga kanë mundësinë e shkrepjes së raketave Tomahavk ndërkohë që bombarduesit e rëndë të stacionuar në bazën amerikane Guma në Paqësor janë vënë në gjendje gatishmërie.
Nga ana tjetër, Kina ka konfirmuar se çdo moment mund të shpërthejë konflikti rreth Koresë Veriore dhe kërkoi përmbajtjet nga palët sepse sipas ministrit të jashtëm kinez, Vang Ji,në konfliktin eventual nuk do të kishte fitues. Edhe Moska zyrtare ka kërkuar qetësimin e tensioneve mes Phenianit dhe Uashingtonit.
”Ftojmë të gjitha vendet që të përmbahen nga hapat të cilat mund të shndërrohen në hapa provokuese”, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlit, Dmitry Peskov . Moska zyrtare i ka dhënë përparësi zgjidhjes diplomatike të krizës.
Ndërkohë, zëvendësministri i jashtëm koreano- verior, Han Song Ryol ka akuzuar sot presidentin amerikan Donald Tramp për shtimin e tensionimeve në gadishullin korean . Ryol ka thënë se do të luftojnë poqe se amerikanët ashtu përcaktohen./21Media