Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

 

Presidenti i deritanishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tashmë është larguar nga Washington-i, për të shkuar në Florida.

Kjo pasi që periudha e tij në Shtëpi të Bardhë si president ka marrë fund dhe ai nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të Joe Biden.

Ai përmes helikopterit Marine One shkoi drejt bazës ushtarake Joint Base Andrews, në Merillend, ku mbajti një fjalim të shkurtër.

Trump u tha gazetarëve se ishte një “nder i madh” të shërbente si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Ai shtoi se shpresonte se nuk do të ishte një lamtumirë e gjatë, njoftoi Jeremy Diamond i CNN.

“Kanë qenë katër vjet të pabesueshëm. Kemi arritur aq shumë së bashku”, tha Trump.

“Ajo që kemi bërë, ka qenë e mahnitshme me të gjitha standardet”, theksoi Trump, duke përmendur ndryshimet në ushtrinë amerikane, krijimin e vaksinës kundër koronavirusit e të tjera.

Melania Trump tha se të qenët zonjë e parë, ka qenë “nderi i jetës së saj”.

Ndërkohë nënkryetari i tij, Mike Pence, do të kapërcejë ceremoninë e lamtumirës së Trump dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e Biden dhe Harris sot më vonë.

Back to top button