Trump lavdëron Putinin

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka quajtur “gjeniale” urdhrat e Vladimir Putin për dërgimin e trupave në Ukrainë.
Në një emision në radio, Trump u pyet për përgjigjen e presidentit Joe Biden ndaj dërgimit të forcave ushtarake të Putinit në Ukrainë, raporton BBC
“Unë hyra dje dhe aty ishte një ekran televiziv dhe thashë: “Ky është gjenialitet”, tha Trump, përcjellë rtv21.tv
“Putini e deklaron një pjesë të madhe të Ukrainës si të pavarur. Oh, kjo është e mrekullueshme. Pra, Putini tani po thotë: “Është e pavarur”, një pjesë e madhe e Ukrainës. Unë thashë, “Sa e zgjuar është kjo?” Dhe ai do të hyjë dhe do të jetë një paqeruajtës. Kjo është forca më e fortë e paqes … Ne mund ta përdorim atë në kufirin tonë jugor”, shtoi Trump.
Ish-presidenti amerikan vazhdoi të lavdërojë Putinin, duke përçmuar pasardhësin e tij.
“Duhet të thuash se është shumë e zgjuar. Dhe e dini cila ishte përgjigja nga Biden? Nuk pati asnjë përgjigje”, theksoi Trump./21Media

Back to top button