Trump mblodhi 255 milionë dollarë nga mbështetësit e vet

30 milionë Trump do t’i investojë në mbrojtjen e vet në gjykatë

 

Ish Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i tuboi  255.4 milionë dollarë donacione nga mbështetësit e tij në tetë javë pas zgjedhjeve të vitit 2020.

Prej tyre, 30 milionë do të përdoren për të paguar për gjykimin e tij.

Shuma totale e mbledhur u regjistrua në platformën “WinRed”, të cilën republikanët e përdorin për të mbledhur donacione nga mbështetësit e vet. Megjithëse këto para kanë për qëllim të mbulojnë kostot e zgjedhjeve, Trump do t’i përdorë 30 milionë për të paguar për gjyqin mbi rikthimin e tij në postin e presidentit.

Kujtojmë, gjyqi i Trump për nxitjen e inkursionit në Kapitol më 6 janar fillon më 9 shkurt të këtij viti./21Media

Back to top button