Trump: Nuk do të realizohen gjërat që kam biseduar me Putinin

Presidenti i SHBA-së ndërron mendjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka tërhequr deklaratën e tij se së bashku me Rusinë do të formoi një njësi për siguri kibernetike, duke shkruar në profilin e tij në Twitter se nuk mendon se kjo do të mund të realizohet. Ai këtë koment e bëri vetëm disa orë pasi që u kritikua ashpër nga republikanët e tij, të cilët këmbëngulën se Moskës nuk mund ti besohet.

Trump gjatë fundjavës shkroi në Twitter se ai dhe Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, në margjina të samitit të grupit G20 kanë biseduar për formimin e një njësie për siguri kibernetike, me qëllim që të shmangen problemet, siç është përzierja në zgjedhje. Kjo ide u kritikua menjëherë nga republikanët, të cilët menjëherë shtruan pyetjen se a duhet të bashkëpunoi Amerika me Rusinë, pas përzierjes së pretenduar të Moskës në zgjedhjet presidenciale në Amerikë në nëntor të vitit të kaluar, shkruan rtv21.tv

Senatori republikan, Lindsey Graham tha se kjo nuk është ideja me e çmendur për të cilën ka dëgjuar, por se bën pjesë në atë rang.

Ish-sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, tha se ideja e Trumpit i ngjason formimit të një grupi për të luftuar hajninë me njeriun, i cili ja u ka vjedhur gjërat në shtëpi.

Këshilltarët e Trumpit, në mesin e tyre edhe sekretari i shtetit, Rex Tillerson dhe ministri i financave, Steven Mnuchin, tentuan të shpjegojnë idenë e Trumpit.

Senatori John McCain tha se kupton dëshirën e Trumpit për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, por qartësoi se Moska duhet të paguaj një çmim.

McCain tha se nuk kishte kurrfarë dënimi dhe se Putin arriti që të del i pandëshkuar për shkak të përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button