Kaloni te përmbajtja kryesore

Trump: S’kërkoj marrëveshje me BE-në, tashmë është vendosur tarifa 50 %

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se tarifat prej njëzet e pesë për qind do të zbatohen edhe për Samsungun e Koresë Jugore, sikurse çdo kompani tjetër që prodhon telefona inteligjentë, teksa shtoi se nuk pret një marrëveshje tregtare me Evropën duke vendosur kështu tarifat 50 për qind nga 1 qershori.

“Ose nuk do të ishte e drejtë,” tha ai, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë do ta “zbatonte siç duhet atë deri në fund të qershorit”.

“Kur ata ndërtojnë fabrikën e tyre këtu, nuk ka tarifa. Kështu që ata do të ndërtojnë fabrika këtu,” tha Trump nga Zyra Ovale.

Trump njoftoi sot se tarifave prej njëzetepesë për qind do t’i vendosen Apple, pasi kjo e fundit po nxiste prodhimin në Indi.

“Unë thashë se është në rregull të shkosh në Indi, por nuk do të shesësh këtu pa doganë”, tha Trump.

Trump kërcënoi të premten se do të vendosë tarifë 50% për mallrat nga Bashkimi Evropian, duke përmendur mungesën e progresit në negociatat aktuale tregtare.

“Negociatat tona me ta nuk po shkojnë askund. Kjo është arsyeja pse unë rekomandoj vendosjen e një tarife të sheshtë prej 50% për Bashkimin Evropian, duke filluar nga 1 qershori 2025”, ka shkruar ai në Truth Social.

Më vonë gjatë ditës, ndërsa nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Zyrën Ovale, Trump e ashpërsoi më tej mesazhin për BE-në duke thënë se nuk pret një marrëveshje tregtare. Në vend të kësaj, ai po bën presion që kompanitë evropiane të zhvendosin prodhimin në Shtetet e Bashkuara ose të përballen me tarifa.

“Unë nuk po kërkoj një marrëveshje. Ne e kemi vendosur tashmë marrëveshjen dhe është 50 për qind, “tha Trump.

Trump e la të hapur mundësinë e shtyrjes së afatit të 1 qershorit, duke thënë: “Nëse dikush vjen dhe dëshiron të hapë një fabrikë këtu, ne mund të flasim për një vonesë të vogël.”

Anëtarët e Bashkimit Evropian janë bashkuar për të përfituar nga SHBA-ja, shtoi Trump.

Olof Gill, një zëdhënës i Komisionit Evropian, nuk pranoi të komentojë deklaratën e Trump, duke thënë se ai ishte në pritje të përfundimit të bisedimeve evropiane-amerikane, por nuk e specifikoi datën e saktë të bisedës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button