Kaloni te përmbajtja kryesore

Ramadani: Sa më shumë EULEX, aq më pak sovranitet

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani that se zgjatja e mandatit të e EULEX edhe për dy vite, e zvogëlon sovranitetin e Kosovës.

Ai tha se prania e EULEX do të thotë më pak sovranitet.

“Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit deri më 2027 zvogëlon sovranitetin e Kosovës.Sa më shumë EULEX, aq më pak sovranitet. Sepse, Kosova ka kapacitete të mjaftueshme policore për rend publik. S’ka nevojë për EULEX.”, shkroi Ramadani.

“… EULEX-i sërish, me shpejtësi u përshtat, dhe dua t’u përgëzoj për punën, në veçanti për njësitë e policisë këtu në Mitrovicë, ku rendi publik ka qenë më në rrezik, si edhe në pjesë të tjera të vendit…”, paska thënë sot Kaja Kallas, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.Në vitin 2018, kapaciteti i EULEX-it ishte zvogëluar në minimum.”, shkroi Ramadani në Facebook

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button