Trump takon presidentin palestinez

Sipas Trump kjo ishte një nga marrëveshjet më të vështira

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me udhëheqësin e Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas në ditën e fundit të vizitës së tij në Lindjen e Mesme.

Izraeli dhe palestinezët nuk kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta për më shumë se tre vjet dhe Trump pranoi se ishte “një nga marrëveshjet më të vështira “.

Por, si në Bregun Perëndimor ashtu edhe në Gazë, palestinezët mbajtën protesta kundër vizitës së presidentit amerikan.

Të hënën, Trump rikonfirmoi lidhjet e forta mes SHBA dhe Izraelit.

Duke folur për perspektivën e një marrëveshjeje paqësore me palestinezët, ai tha: “Kam dëgjuar se është një nga marrëveshjet më të vështira “.

Por ai shtoi se ai kishte një “ndjenjë që ajo do të arrihet përfundimisht”.

Trump paralajmëroi gjithashtu për kërcënimin nga Irani për paqen ndërkombëtare dhe i tha kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu se Irani kurrë nuk do të duhej të kishte armë bërthamore.

Vizita dy-ditore në Izrael dhe territoret palestineze është pjesë e udhëtimit të parë të Jashtëm të Trump si president i SHBA-ve.

Back to top button