Rrjeti social ia sjell policinë në shtëpi

Konfiskohet një armë zjarri

Policia ka konfiskuar një armë dje në Mitrovicë, pasi që i dyshuari e kishte postuar një fotografi ku shihej me armë në dorë.

Njesia e hetimeve me urdhër të Gjykatës kanë kryer kontrollin e një banese, ku jeton i dyshuari A. H.

“Njësia e hetimeve ka ardhur deri te informata pas postimit që kishte postuar veten i dyshuari A.H. në rrjetin social “Facebook” me pistolete në dorë, ku me urdhër të Gjykatës policia ka kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, dhe si provë materiale është konfiskuar një armë zjarri, Pistolet 7×65 dhe 6-fishek 7×65”, njoftoi Policia e Kosovës.

Megjithat, i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi gjatë kontrollit,policia tha se  ju ka lënë ftesa që të paraqitet në stacion për intervistë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës’./21Media

Back to top button