Trump do të emërojë Wrayn drejtor të FBI-së

Presidenti Trump do të emërojë Christopher Wrayn për drejtor të FBI-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump shprehet se do ta nominojë avokatin Christopher Wray që të bëhet shefi i ri i FBI-së.

Ky post ka qenë i zbrazur për një muaj tanimë, pasi Trump e kishte pushuar nga puna James Comey. Wray është një avokat shumë i suksesshëm, që gjithashtu kishte shërbyer si asistent i prokurorit gjeneral nën udhëheqjen e presidentit Geroge W. Bush nga viti 2003 deri në 2005./21Media

Back to top button