Trump do të konsiderojë rritjen e çmimeve të derivateve

Presidenti Donald Trump ka thënë se është i gatshëm që të rrisë çmimin e naftës për të ndihmuar insfrastrukturën e vendit

“Është diçka që do ta konsideroja gjithsesi”, ka thënë Trump në një intervistë me Bloomberg News.

Taksa momentale për benzinën është 18.4 cent për gallon, ndërsa për naftë është 24.4 cent për gallon, dhe këto çmime nuk kanë ndryshuar qysh nga viti 1993, shkruan rtv21.tv.

Republikanët gjithmonë kanë qenë kundër rritjes së çmimit, mirëpo Trump mund ta ndryshojë këtë, pasi ai planifikon që të investojë 1 trilionë dollarë në infrastrukturën e Shteteve të Bashkuara./21Media

Back to top button