Nuhiu: Kërkova shkarkimin e Mitko Çavkov

Nuhiu deri te Qeveria dorëzoi propozim me shkrim për e Mitko Çavkov

Ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu në preskonferencën e sotme deklaroi se është formuar një grup punues i përbërë nga profesionistë në MPB që ka për detyrë të vërtetojë nëse shtabi operativ dhe njësiti organizativ në MPB kanë vepruar në bazë të procedurave, a i kanë tejkaluar kompetencat dhe nëse nuk i kanë kryer detyrimet më 27 prill.

“Raporti do të dorëzohet deri te Prokuroria Publike Themelore. Kthim prapa nuk ka. Kjo patjetër të zbardhet dhe gjithkush do të përgjigjet për veprimet e veta. Një pjesë e strukturave në MPB, Maqedonisë i shkaktoi dëm dhe të keqe të madhe dhe do të duhet shumë kohë për ta sanuar atë” – tha Nuhiu.

Nuhiu deri te Qeveria dorëzoi propozim me shkrim për shkarkimin e njeriut të parë të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov.

Ai i inkurajoi të punësuarit në MPB të punojnë me profesionalizëm dhe iu falënderua mediave për kontributin e tyre në zhvillimin e demokracisë./21Media

Back to top button