Trump thotë se nuk është gati të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

Presidenti, Donald Trump, tha se nuk është ende gati të bëjë një marrëveshje me Iran për t’i dhënë fund luftës, duke theksuar se kushtet aktuale nuk janë mjaftueshëm të mira.

Në një intervistë për NBC News, Trump tha se Irani dëshiron marrëveshje, por çdo marrëveshje duhet të jetë “shumë e fortë”, pa dhënë detaje për kushtet.

Ai ngriti gjithashtu dyshime për gjendjen e liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke thënë se nuk dihet nëse është gjallë pasi nuk është shfaqur publikisht.

Trump tha se nëse ai është gjallë, duhet të marrë një vendim të zgjuar për vendin e tij dhe të dorëzohet.

Presidenti amerikan shtoi se disa sanksione ndaj sektorit të naftës së Rusise janë lehtësuar përkohësisht për shkak të rritjes së çmimeve globale të energjisë.

I pyetur për ndihmë nga Ukraina, Trump tha se nuk i duhet ndihma e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Back to top button