Kaloni te përmbajtja kryesore

Trumpi thotë se Hamasi përballet me “zhdukje të plotë” nëse këmbëngul të qëndrojë në pushtet

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka thënë CNN se Hamasi përballet me “zhdukje të plotë” nëse grupi refuzon të heqë dorë nga pushteti dhe kontrolli i Gazës, mes përpjekjeve të vazhdueshme për të çuar përpara planin e tij të propozuar të armëpushimit.

“Zhdukje e plotë!” i ka thënë Trumpi gazetarit të CNN-së, Jake Tapper, kur është pyetur me anë të një mesazhi se çfarë do të ndodhte nëse Hamasi këmbëngul të qëndrojë në pushtet.

Tapper e shtyu presidentin mbi përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të tij për armëpushim prej 20 pikash, duke cituar interpretimin e senatorit Lindsey Graham se Hamasi në fakt e kishte hedhur poshtë planin duke këmbëngulur për “mosçarmatim, mbajtjen e Gazës nën kontrollin palestinez dhe lidhjen e lirimit të pengjeve me negociatat”.

Trumpi ka shtuar se shpreson që propozimi i tij për armëpushim do të bëhet realitet dhe theksoi se po punon shumë për ta arritur atë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button