Trupat ruse kanë lënë ‘kurthe vdekjeprurëse’ në rajonin e Kharkiv

Kharkiv është nën zjarr të fortë dhe “betejat e ashpra” po vazhdojnë në rajon, kështu tha guvernatori, Oleg Synegubov.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh ukrainas dhe ka qenë fokusi i bombardimeve intensive që nga fillimi i pushtimit.
Synegubov tha se trupat ruse kanë lënë pas “kurthe vdekjeprurëse” në rajon dhe ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore, në vend që “të nxitojnë drejt vendbanimeve të çliruara”.
“Armiku është tinëzar dhe po bën gjithçka për të lënduar sa më shumë civilë ukrainas”, tha ai në Telegram.
Synegubov shtoi se për shkak të operacioneve të suksesshme sulmuese nga trupat ukrainase, ata kanë çliruar disa qytete aty pranë nga forcat ruse.
“Kështu, armiku u largua edhe më larg nga Kharkiv dhe pushtuesit kishin edhe më pak mundësi për të qëlluar në qendrën rajonale”, tha ai./21Media

Back to top button