Trupi i një gruaje gjendet brenda një gjarpri

Një grua në provincën e Indonezisë, Jambi është mbytur dhe gëlltitur e tëra nga një gjarpër i madh (piton).
Jahrah rreth të 50-ve, po shkonte në punë të dielën në mëngjes.
Ajo u raportua e zhdukur pasi nuk u kthye atë natë dhe grupet e kërkimit u dërguan për ta gjetur atë. Një ditë më vonë fshatarët gjetën një piton që dukej të kishte një stomak i madh, transmeton rtv21.tv.
Vendasit më vonë vranë gjarprin dhe gjetën trupin e saj brenda.
“Viktima u gjet në stomakun e gjarprit”, tha shefi i policisë së Betara Jambi, AKP S Harefa për mediat lokale, duke shtuar se trupi i saj dukej se ishte kryesisht i paprekur kur u gjet.
Megjithëse incidente të tilla janë të rralla, kjo nuk është hera e parë që dikush në Indonezi vritet dhe hahet nga një piton. Dy vdekje të ngjashme u raportuan në vend midis 2017 dhe 2018.
Si mund të hajë një gjarpër një njeri?
Pitonët e gëlltisin ushqimin e tyre të tërë. Nofullat e tyre janë të lidhura me ligamente shumë fleksibël në mënyrë që të mund të shtrihen rreth gjahut të madh.
Një ekspert i kishte thënë më herët BBC-së se pitonët zakonisht hanë minjtë dhe kafshët e tjera, “por sapo të arrijnë një madhësi të caktuar është pothuajse sikur nuk shqetësohen më me minjtë sepse kaloritë nuk ia vlejnë”.
Kjo mund të përfshijë kafshë të mëdha si derra apo edhe lopë./21Media

Back to top button