Trupi i pajetë i një 28-vjeçari gjendet në një veturë në Prishtinë
Një mashkull i moshës 28-vjeçare është gjetur pa shenja jete, në një veturë në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë.
Policia tha se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e viktimës.
“Përkundër që mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje, policia me kujdes të shtuar po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen”, thuhet në përgjigjen e policisë për rtv21.tv. /21Media