Trusti me një njoftim të rëndësishëm rreth 10 përqindëshit

 

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar kontribuesit që nuk kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10 përqindëshit, se kanë afat të aplikojnë deri më 6 prill.

Trusti përmes një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se pas kësaj date nuk mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve.

“I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim. Uebfaqja për aplikim është: www.trusti10.org Siç e ka përcaktuar ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit”, thuhet në njoftimin e Fondit të Kursimeve Pensionale.

Sipas ligjit, qytetarët që i kanë deri në 10.000 euro kursime, Qeveria do t’ua rimbursojë, duke nisur nga viti 2023./21Media

Back to top button