Tubime e ahengje të mëdha në Wuhan për Vitin e Ri

 

Turma të mëdha dolën në rrugë në mesnatën e së premtes në qytetin qendror kinez të Wuhan , duke festuar ardhjen e vitit 2021 pas një viti të dëmtuar nga një pandemi vdekjeprurëse që mori jetën e mijëra njerëzve atje.

Sipas traditës, qindra njerëz u mblodhën para ndërtesës së vjetër të Shtëpisë së Doganave Hankow, një nga vendet më të njohura të qytetit për Vitin e Ri. Kur ora e vjetër e ndërtesës arriti në mesnatë, shumë njerëz lëshuan tullumbace në ajër, brohorisnin dhe thërrisnin “gëzuar vitin e ri”, transmeton rtv21.tv.

Kishte prani të shtuar të policisë dhe kontroll të rreptë të turmës. Disa personel të sigurimit u panë duke u thënë disa prej pak njerëzve pa maska që ata duhet të vendosnin maskë nëse dëshironin të qëndronin.

 

Wuhan ka qenë kryesisht pa viruse për muaj të tërë, dhe ditët e fundit ka vaksinuar disa grupe specifike të popullatës lokale

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet që në janar të nisë misionin për të kërkuar origjinën e koronavirusit.

Pandemia që deri më tani ka lënë të vdekur 1.8 milion njerëz dhe ka infektuar 82 milionë të tjerë, besohet se nisi përhapjen nga Ëuhani në fund të vitit 2019./21Media

Back to top button