Tuchel bisedon me yllin e City-t, pritet oferta e parë drejt kampionit anglez

Me pronarin e ri në krye, klubi i Chelsea-t si duket do ta fillojë epokën e re të Todd Boehly-t, me transferimin e yllit të Manchester City-t.
Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Raheem Sterling, me të cilin trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, thuhet se ka mbajtur bisedime personale.
Po ashtu, bëhet e ditur se “Blutë” e Londrës janë duke përgatitur ofertën e tyre të parë drejt kampionit anglez, për të tentuar që ta sigurojë nënshkrimin e Sterling.
Ndërkaq, krerët e Manchester City besohet se e vlerësojnë rreh 60 – 70 milionë euro yllin anglez.
Në sezonin që lamë pas, Raheem Sterling arriti të bëjë 47 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 17 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

Back to top button