Tuchel-Conte, “raundi i dytë” i përleshjes

1 min read

Përveç spektaklit që u pa në fushë nga ballafaqimit ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit në stadiumin “Stamford Bridge”, interesim të madh zgjuan edhe përplasjet e trajnerëve Thomas Tuchel dhe Antonio Conte jashtë saj.

Skuadra u ndanë në paqe sa i përket rezultatit sepse ndeshja përfundoi 2-2 duke bërë që skuadrat t’i ndajnë pikë, por në paqe nuk ishin trajnerët e të dy klubeve.

Në fakt, Tuchel dhe Conte patën dy përleshje fizike, e para që erdhi në minutën e 68; kur Hojbjerg shënoi për Tottenhamin dhe barazoi rezultatin në 1-1, si dhe në fund të ballafaqimit kur gjyqtari dha shenjë për përfundimit e sfidës.

Që të dy “raundet” ishin shumë të ashpra dhe u desh ndërhyrja e stafit teknik të të dy taborëve për ta qetësuar situatën.