Fabregas mbetet “i shokuar” nga ajo që ndodhi në ndeshjen Chelsea-Tottenham

1 min read

Cesc Fabregas ka reaguar pas derbit ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit i cili përfundoi me barazim 2-2.

Ish-mesfushori i Chelseat dhe Arsenalit ka thënë se skuadra e Thomas Tuchel u dëmtuar rëndë nga gjuqtari pasi, sipas tij, ka pasur dy parregullsi nga Tottenhami në ndërtimin e aksionit e golit nga Hojbjerg.

Mesfushori ka thënë se Rodrigo Bentancur i Tottenhamit bëri një faull ndaj Kai Havertz të Chelseat. Ai gjithashtu ka thënë se sulmuesi brazilian Richarlison ishte në pozicion jashtë loje kur Højbjerg goditi nga jashtë zonës dhe realizoi për 1-1.

“Ndërhyrje e palejuar në Kai dhe pozitë jashtë lojë për Richarlison. Jam i shokuar.”, ka shkruar Fabregas në Twitter.

Ndryshe, Chelsea ishte dy herë në epërsi me golat e Koulibalut dhe James, por Tottenhami barazoi në të dy raste përmes Hojbjerh dhe Harry Kane.