Tuchel e konfirmon, Bayerni afër t’i merr Chelseat asistent trajnerin

Thomas Tuchel do t’i ketë të gjithë lojtarët e gatshëm në stërvitjen e Bayern Munichut, para ndeshjes së nesërme me Borussia Dortmundin.

Ndërkohë, Bayerni po bën gjithçka që është e mundur për t’i përmbushur dëshirat e Tuchel sa i përket stafit ndihmës të trajnerëve.

Tuchel pranoi të merr drejtimin e Bayernit javën e kaluar pas shkarkimit të Julian Nagelsmann. Tuchel mori me vete Arno Michel dhe Zsolt Low te Bayerni si asistent të trajnerëve.

Tani, Tuchel po kërkon që stafit të tij t’i shtohet edhe asistent trajneri i Chelseat, Anthony Barry.

Sipas “Sky Sports” në Gjermani, Bayerni është në bisedime të avancuara me Chelsean për Barryn. 36 vjeçari dëshiron me çdo kusht që të lëvizë te Bayerni, por të dy klubet duhet që të arrijnë një marrëveshje mbi shumën për dëmshpërblim.

Ndërkaq, Tuchel tani e ka konfirmuar se Bayerni është shumë afër që të arrijë marrëveshje me Chelsean për Barryn.

“Është një çështje mes dy klubeve. Është ende dëshira ime që ai të vjen këtu. Klubet duhet të gjejnë akordin. Por, unë jam optimist”, tha Tuchel.

Back to top button