Rohde për djegien e veturave: Dhuna nuk është kurrë opsion

Për djegien e veturave me traga RKS në veri të vendit ka reaguar edhe Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde.

Ai e ka dënuar këtë akt duke thënë se se dhuna nuk është opsion asnjëherë, ndërkohë ka mbështetur deklaratën e ambasadorit të BE-së, Tomas Szunyog, i cili i ka dënuar ashpër këto veprime.

“Pajtohem plotësisht. Dhuna nuk është kurrë opsion! Kam besim të plotë se autoritetet e Kosovës do t’i hetojnë rastet thellësisht dhe do t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Edhe tri vetura të regjistruara me targa RKS, që iu përkasin personave të nacionalitetit serb janë djegur me 31 mars 2023 pas mesnatës, në veri të vendit, njofton policia.

Më 30 mars në Zubin Potok u dogjën fillimisht dy vetura me targa RKS./21Media

Back to top button