Tuna dhe Genta takohen në Zvicër

Këngëtarja Genta Ismajli e cila sot feston ditëlindjen, ndodhet në Zvicër me partnerin e saj dhe dy fëmijët e saj.
Atje Genta është takuar me këngëtaren Tuna Sejdiu e cila po qëndron për pushime atje.
Një fotografi e përbashkët e tyre e shkrepur në Zvicër është shpërndarë në rrjetet sociale.
Tuna shihet duke e mbajtur njërin nga binjakët e Gentës.

Genta Ismajli sot feston ditëlindjen. 38 vjetorin e lindjes, këngëtarja e njohur e feston më e përmbushur se kurrë, pasi që tani ajo feston me binjakët e saj, të cilët erdhën në jetë gjatë këtij viti./21Media

Back to top button