Tuna e sjellë në bashkëpunim projektin e ri muzikor

Artistja Altuna Sejdi – Tuna vjen në bashkëpunim në projektin e ri muzikor.
”Kthehna”, titullohet kënga e re në bashkëpunim me The Victor.
Në projektin i cili është realizuar me videoklip, Tuna shfaqet me një veshje interesante që në vete përmban histori.
Fustani i saj është punim gobleni.
Ku përmes qëndisjeve primitive imigrantët e hershëm amerikanë kanë transmetuar nga brezi në brez trashëgiminë e tyre në këtë art të shprehur me simbole të stilizuara figura të veçanta, numra, alfabete.

Ky projekt i Tunës e paraqet një rikthim të saj në muzikë, kjo pasi tashmë janë bërë dy vjet që kur ajo e ka publikuar projektin e saj paraprak të titulluar ”Amoni”.

Back to top button