Tuna publikoi fotografi me djemtë e saj

 

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna ka publikuar fotografinë e parë me djemtë e saj.

Tuna e cila javë më parë u bë nënë për herë të dytë, po shijon momentet që po kalon me fëmijët e saj.

Fotografia me të cilën Tuna na njofton me portretin e familjes së saj, ka marrë shumë pëlqime nga ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Tuna më 9 maj është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjell në jetë djalin, të cilit emrin ia kanë vënë Zen.

Ndryshe, Tuna për herë të parë është bërë nënë në vitin 2017 me lindjen e Tianit./21Media 

Back to top button