Tuner: Amerika respekton marrëveshjen bërthamore

Trump pretendoi se Irani ka shkelur “shpirtin e marrëveshjes bërthamore”

Zëdhënësi i përkohshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se Washington-i deri në fund të procesit për shqyrtimin e marrëveshjes bërthamore, do t’i zbatojë angazhimet e veta në kuadër të kësaj marrëveshje.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mark Tuner, zëdhënësi i përkohshëm i DASH, në lidhje me takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore i cili zhvillohet në Vjenë të Austrisë, tha “Ky takim periodik  zhvillohet në bazë të programit të caktuar”. Ai theksoi: Republika Islamike e Iranit ka respektuar të gjitha zotimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore”.

Presidenti i Amerikës, Donald Trump,  javën e kaluar pretendoi se Irani ka shkelur “shpirtin e marrëveshjes bërthamore” dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Washington-it nga kjo marrëveshje.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button