Turbulenca gjatë fluturimit me aeroplan, 12 të lënduar

Një fluturim u godit me turbulenca të dhunshme, saqë la të paktën 12 persona të lënduar me pasagjerët që treguan se si u përplasën në tavanin e avionit dhe u hodhën në dysheme.
Fluturimi i Aerolíneas Argentinas R1133, një aeroplan Airbus A330-200 me dy motorë, i cili u ngrit rreth orës 20:00 më 18 tetor nga Madridi, u vu në telashe në mes të fluturimit gjatë rrugës për në aeroportin Ezeiza të Buenos Aires.
Një imazh i postuar në Tëitter tregon pasagjerët duke shtrënguar kokat e tyre në shqetësim të dukshëm si pasojë e turbulencës me mbeturinat e shpërndara rreth dyshemesë së kabinës, transmeton rtv21.tv.
Në një deklaratë, Aerolineas Argentinas tha se tre persona duhej të vendoseshin nën “vëzhgim të kujdesshëm” pasi avioni u ul në Buenos Aires, ndërsa nëntë të tjerë u trajtuan për “lëndime të lehta”./21Media

Back to top button