Sara e emocionuar teksa kërcente nën tingujt e këngës së Ledrit

Tango mbi urë, Sara Hoxha sonte ka performuar nën tingujt e këngës së personit të zemrës, reperit Ledri Vula, në skenën e “Dancing With The Stars” në Shqipëri.
Sara ka kërcyer me këngën “Shko”, me të cilën Ledri Vula, Ermal Fejzullahu dhe Lumi B ngritën kupën si fitues në “Top Fest” në vitin 2015.
Sara ka thënë se kjo performancë ishte shumë e veçantë për të dhe se ia dedikon Ledrit.
“Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit”, ka thënë Sara pas performancës./21Media

Back to top button