Turisti u ribashkua me dhëmbët që humbi 11 vjet më parë

Një turist që humbi dhëmbët e tij të rremë ndërsa vjellte në një kosh të mbeturinave, pasi ka pirë shumë alkool një natë në Benidorm të Spanjës, u habit kur u shfaqën në një postim 11 vjet më vonë.
Paul Bishop, 63 vjeç, tha se ai “u sëmur” pasi kishte pirë shumë gjatë një nate jashtë në resortin spanjoll në vitin 2011.
Pasi protezat e Paul-it u gjetën në një deponi, autoritetet spanjolle përdorën të dhënat e ADN-së për ta gjetur atë.
Ai tha se ishte “i tronditur dhe i shtangur” kur pa dhëmbët e humbur prej kohësh, përcjellë rtv21.tv
Duke kujtuar ngjarjet e asaj nate, të më shumë se një dekadë më parë, Paul tha në BBC – North West Tonight se ishte shoku i tij ai që ka vërejtur se Paul nuk i ka dhëmbët.
“Ne shikuam për dhembët në kosh, por e kot”, tha ai.
Kështu, kur ato u shfaqën papritmas në një postim, ai tha se “mendonte se dikush po bënte shaka”.

Ai shpjegoi se dhëmbët e rremë nga deponia u dorëzuan te autoritetet.
“Ata kanë gjetur ADN-në dhe adresën time nga të dhënat britanike dhe e kanë hedhur në postim”, tha Paul nga Stalybridge./21Media

Back to top button