Turneu ndërkombëtar ‘Balkan’, Sadiku triumfon ndaj Milisic

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku iu rikthye ringut sot në turneun ndërkombëtar “Balkan”, që po zhvillohet në Sofia të Bullgarisë.
Pas fitores së djeshme ndaj ish-kampiones së Evropës, francezes Maiva Hamadouche, Donjeta Sadiku sot triumfoi ndaj zviceranes, Ana Milisic.
Kështu, kjo fitore është e rëndësishme për t’u kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar të boksit, “Balkan”, kategoria 60 kg.
Bursistja olimpike Paris 2024, po shfaq formë të lartë para Kampionatit Evropian, që mbahet muajin e ardhshëm në Budva të Malit të Zi./21Media

Back to top button