Çitaku i reagon Muratit: Dil pak prej zyrës , kur kthehesh ke me fshi statusin

Nënkryetarja e Partisë Demorkatike të Kosovës, Vlora Çitaku i reagoi ministrit të Financave dhe Transfereve Hekuran Muratit i cili tha sot se ekonomia e vendit po tregon qëndrueshmëri.
Çitaku i rekomandoi Muratit që  të dalë jashtë zyrës e të flasë me qytetarët.
“Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët. E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status.”, shkroi Çitaku.
Murati përmes një postimi në Facebook tha se ekonomia e vendit tonë po tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme duke vazhduar zgjerimin edhe në tremujorin e dytë të këtij viti. sipas tij kjo vërehet edhe në trendin e qarkullimit të bizneseve në vend./21Media

Back to top button