Turqia do të hapë linjë të veçantë ajrore për turistët rusë

Autoritetet turke po planifikojnë të krijojnë një linjë të veçantë ajrore për të transportuar turistët rusë në resorte, sipas një raporti në mediat turke.

“Përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës ka çuar në probleme në sektorin e turizmit në Turqi, pasi të dy tregjet kanë qenë shumë të rëndësishme për biznesin”, shkruan gazeta turke Sabah, duke cituar raportet e agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Linja e re ajrore thuhet se do të jetë me bazë në qytetin e Antalias, në bregdetin e Mesdheut të Turqisë.

“Falë kësaj linje ajrore, do të jetë e mundur të tërheqë një milion turistë rusë”.

Përveç kësaj, Turkish Airlines thuhet se ka rënë dakord me operatorët turistikë rusë për të rezervuar “blloqe” vendesh për turistët rusë./21Media

Show More
Back to top button