Turqia me një fushatë interesante për minimizimin e aksidenteve të trafikut

Shteti i Turqisë, përkatësisht Ekipet e Degës së Regjistrimit të Trafikut dhe Departamenti i Policisë kanë promovuar sot fushatën interesante e njëkohësisht edhe vetëdijësuese për shoferët.

Kjo fushatë u realizua në mënyrë që drejtuesit e automjeteve të shohin pasojat nëse shkelin rregullat në trafik.

Raportohet nga mediat turke se vetura të dëmtuara gjatë aksidenteve janë vendosur në disa mbajtëse hekuri në autostradën Kars – Erzincan, në lartësi afësirsht 2 metra  ku shoferët mund t’i shohin ato mjaftë mirë.

Gjithashtu mbi veturat e aksidentuara janë vendosur shenjat si ajo e kufizimit të shpejtësisë, ndalimit të përdorimit të telefonit dhe mos ngasjes nën ndikimin e pijeve akoolike.

Qëllimi i kësaj kampanje që pritet të përhapet në të gjithë qytetin është minimizimi i aksidenteve të trafikut./21Media

Back to top button