Turqia mposhti Belgjikën

(Lajm i përditësuar)
Ka përfunduar ndeshja Turqi-Belgjikë në kuadër të kampionatit Evropian për hendbollistët “Evropian U20”.
Turqia shënoi fitore kundër Belgjikës me rezultat 37:26.
Përfundon pjesa e parë, Turqia lë prapa Belgjikën
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Turqi-Belgjikë në kuadër të kampionatit Evropian për hendbollistët “Evropian U20”,
Turqia në pjesën e parë ka shënuar 17 gola, ndërsa Belgjika 13.
Evropiani U20, nis përballja Turqi-Belgjikë
Ka filluar ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Belgjikës në kuadër të kampionatit Evropian për hendbollistët “Evropian U20” në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë.
Ekipet kombëtare janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe. Pas ndeshjeve në grupe, dy të parët e secilit grup avancojnë në çerekfinale. Çerekfinalet janë më 17 korrik, të mërkurën, ndërsa gjysmëfinalet më 19 korrik. Më 21 korrik është finalja.
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera. Gjeorgjia – Estonia me fillim nga ora 14:30, Sllovakia – Britania e Madhe nga ora 16:45 dhe Kosova – Bullgaria nga ora 19:15./21Media