Turqia po largohet nga BE?
Sipas van der Belen, Turqia po largohet nga vlerat dhe standardet demokratike
Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Belen vlerësoi të hënën se Turqia me rrjedhjen e ngushtë të referendumit në favor të “sistemit autoritar presidencial”, po largohet nga vlerat dhe standardet demokratike evropiane dhe me këtë po largohet gjithnjë e më shumë edhe nga anëtarësimi në BE.
Ai në një kumtesë theksoi se çdo herë e më shumë po vështirësohet bashkëpunimi i BE-së me Turqinë.
Edhe pavarësisht kësaj, siç tha Van Belen, duhet treguar i matur dhe nuk duhet mbyllur dyert, porse me Turqinë duhet qëndruar në dialog.