Turqia shpall shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shpalli shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit të së hënës.
“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të valëvitet në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të dielën, më 12 shkurt 2023, në të gjithë vendin tonë dhe brenda përfaqësive të huaja”, tha Erdogan përmes një postimi në Twitter.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 2 mijë e 700 pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që goditi Turqinë jugore herët të hënën./21Media

Back to top button