Turqit në Kosovë sot vendosin

Shtetasit turq në Kosovë sot do të votojnë

Sot shtetasit turq do të mund të votojnë për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.

Sipas përgjegjësit të qendrës koordinuese të zgjedhjeve në Kosovë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Orhan Vardar, të drejtë vote kanë 1 mijë e 275 shtetas turq.

Votimet fillojnë nga ora 9:00 deri në orën 21:00, ku do të mund të votojnë për ose kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në dy qytete të Kosovës, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren.

Back to top button