Tusk: G7 të rikonfirmojë politikën e sanksioneve kundër Moskës

Administrata amerikane mbetet e rezervuar për këtë çështje

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u kërkoi të gjithë anëtarëve të G7-s të ri-konfirmojnë politikën e sanksioneve kundër Rusisë për çështjen ukrainase, ndërkohë që administrata amerikane mbetet e rezervuar për këtë çështje.

“Që prej samitit të fundit të G7-s në Japoni, ne nuk kemi parë asgjë që do të justifikonte një ndryshim të politikës së sanksioneve. Pra, u kërkoj të gjithë anëtarëve të G7-s të rikonfirmojnë këtë politikë”, tha Tusk në një konferencë shtypi.

Moska është nën regjimin e sanksioneve ndërkombëtare që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe për mbështetjen e saj pro-rebele në lindje të Ukrainës. Rusia e përgënjeshtron një mbështetje të tillë.

Ndryshe, konflikti në Ukrainë ka shkaktuar më shumë se 10 mijë të vdekur./21Media

Back to top button