Trump-Abe pajtohen për zgjerimin e sanksioneve kundër Koresë Veriore

Bashkëpunim në identifikimin dhe sanksionimin e entiteteve që mbështesin programin nuklear

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe, u pajtuan për zgjerimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, për shkak të vazhdimit të zhvillimit të armëve nukleare dhe raketave balistike, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Trump dhe kryeministri Abe u dakorduan që ekipet e tyre të bashkëpunojnë për shtimin e sanksioneve ndaj Koresë Veriore, përfshirë identifikimin dhe sanksionimin e entiteteve që mbështesin programin nuklear dhe raketat veri-koreane”, thuhet në kumtesën nga takimi i mbajtur në Sicili.

Back to top button