Tuti Sejdiu takohet me ish-presidenten, biseduan për një projekt për viktimat e dhunës
”Miss Universe Kosova 2020”, Tuti Sejdiu, është takuar sot me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Sejdiu përmes ”Instagramit”, ka bërë të ditur se kanë biseduar për një projekt të cilin miss-i pritet ta realizoj së shpejti.
”Fjalët,kshillat dhe mbështetja e saj luajn një rol shumë të rëndësishëm për mua gjatë këtij rrugetimi që së shpejti do ta filloj. Ëndrrën të cilën e kam pasur gjithmonë, për të ndihmuar viktimat e dhunës, trafikimit dhe të abuzimeve të ndryshme që fatkeqësisht shumë femra po edhe meshkuj i përjetojnë gjatë jetës”, ka shkruar Sejdiu tutje.
”Miss Universe Kosova 2020”, ka theksuar se gjithçka do të jetë në mënyrë ligjore dhe profesionale./21Media