TV21 dhe Big Mama vazhdojnë me aktivitete humanitare, këtë herë në shtëpinë e pleqve

Për të moshuarit u dhuruan batanije, mjete higjienike…

TV21 dhe Big Mama vazhduan sot aktivitetin humanitar edhe në Shtëpinë e pleqve “Milica”. Për të gjithë pleqtë u ndanë dhurata. Përveç dhuratave, disave prej tyre iu mundësua edhe rregullimi i flokëve.

“Po shëndet fëmijëve të mi, familjes time dhe të gjithëve që janë këtu me personelin dhe gjithë të tjerët. Të gjithë në Maqedoni të kenë shëndet ne jemi këtu të gjithë të njëjtë nuk ka dallime, njëri pa tjetrin nuk mundemi të bëjmë asgjë”, tha Mileva Trifunova.

Blagica Mitroviç tha se sot është gëzuar shumë me atmosferën dhe dhuratat që kanë marrë.

“Me dhuratat, me atmosferën me muzikën me ekipën e juaj që morët pjesë kemi kaluar shumë mirë, shpresoj që edhe vitin tjetër të keni shëndetin dhe të na vini përsëri”, tha Blagica Mitrovic .

Drejtoresha e Shtëpisë së pleqve, Shermin Mahmuti, falemenderoi TV21 për organizimin e gjithë eventit dhe për dhuratat që janë shpërndarë.

“Është një aktivitet ndaj së cilit unë shum jam e befasuar, nga Big Mama dhe TV21 dhe nga stilisti Armend Ramadani. Të gjithë këto aktivitete ishin pozitivishtë të pranuara nga pleqtë. Ishin të gëzuar dhe besoj që ky pozitivitet kjo energji, këto dhurata të shumta që solli Big Mama do i mbajnë dy tre muaj”, tha Shermin Mahmuti.

Në Shtëpinë e pleqve “Milica” që gjendet në Qytetin e Shkupit për momentin jetojnë 42 pleqë. Për të moshuarit u dhuruan batanije, mjete higjienike, dhe asortimente të tjera.

Pas shtëpisë së pleqve ekipi i TV21 do të shkojë edhe tek të pastrehët në Mominpotok. Tv21 falemenderon të gjithë donatorët që mundësuan këtë aktivitet./21Media

Back to top button