Tym e flakë te bashkia e Tiranës, opozita nis protestën, policia “blindon” godinën

Protesta e thirrur përpara bashkisë së Tiranës, kjo, në vijim të thirrjeve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur me akte të forta të protestuesve që sapo janë mbledhur kanë nisur hedhjen e shashkave dhe molotovëve drejt godinës së institucionit.
Në drejtim të godinës janë hedhur tymuese dhe flakadanë, ndërkohë në tribunë po flasin disa prej përfaqësuesve të protestuesve.
Kujtojmë se prej javësh, qytetarët dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt./oranews