U alivanos në fushë duke luajtuar futboll, vdiq një person në Klinë

Një person ka vdekur pasi derisa ishte duke luajtuar futboll, është alivanosur dhe është rrëzuar në fushë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar me urgjencë në QKMF, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button