U arrestua burri që kanosi punëtorët e KEDS-it me sëpatë

Një burrë u arrestua dje në Pejë, sepse kanosi me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur me një sëpatë dy viktimat meshkuj K/shqiptar punëtor të KEDS-it të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike.”, informoi policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje./21Media

Back to top button